INFORMATË PËR MEDIA 14.03.2017

Ju njoftojmë se nesër më 15.03.2017 (e mërkurë) ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, do të mbajë fjalim në ngjarjen përfundimtare të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Përforcimi i kapaciteteve për implementimin e Natura 2000”, i cili zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në këtë ngjarje, ku do të prezentohen rezultatet e zbatimit të projektit fjalim do të mbajë edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar.

Fillimi i ngjarjes është caktuar në orën 11.00 në ambientet e hotelit Arka (Rr. Bitpazari“ 90/2).

Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.