(14.12.2016)Sot në ambientet e Qendrës informative të BE-së u shënua fillimi i projektit Tuining për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e Direktivës kornizë për mbeturinat dhe direktivave për rrymat specifike të mbeturinave. Me këtë rast, ekspertë të huaj dhe të vendit mbajtën prezentime me temë: Menaxhimi me mbeturinat në shtetin tonë.
– Në sferën e menaxhimit me mbeturina një pjesë e madhe e direktivave evropiane janë implementuar në legjislacionin kombëtar. Megjithatë, puna duhet të zhvillohet në vazhdimësi dhe harmonizimi me direktivat e reja që miratohen në këtë sferë duhet patjetër të vazhdojë, me qëllim të arritjes së standardeve për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve tanë – theksoi në fjalën e vet hyrëse Ana Mazneva udhëheqëse e Sektorit për mbeturina në MMJPH.
Projektit synon të krijojë dhe të aplikojë një sistem të përmirësuar për menaxhim me mbeturinat, në të cilin sektorët që merren me këtë problematikë tërësisht do ta kuptojnë rolin e vet në këtë sferë si dhe do të krijohen mundësi për zhvillim dhe funksionim më të mirë të sistemeve ekzistuese për menaxhim me mbeturinat. Si rezultat përfundimtar pritet intensifikimi i aktiviteteve për riciklim në Republikën e Maqedonisë dhe përsosja e sistemeve për grumbullimin e të gjitha llojeve të mbeturinave.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa do ta implementojnë ekspertë nga Mretëria e Bashkuar dhe Spanja, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.