(28.11.2016) Në kuadër të bashkëpunimit të krijuar bilateral midis ministrisë franceze dhe asaj maqedonase, përgjegjëse për mjedisin jetësor, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ambasadën Franceze dhe Institutin Francez në Shkup, organizuan seminarin me temën “Shkëmbimi i përvojave midis Francës dhe Maqedonisë për Natyra 2000 dhe implementimi i Direktivave për habitatet dhe zogjtë“.
Duke shprehur falënderimin e tij ndaj Qeverisë Franceze për bashkëpunimin e mirë bilateral në sferën e mjedisit jetësor i cili po realizohet përmes shkëmbimit të përvojave, por edhe përmes implementimit të projekteve nga sfera e mjedisit jetësor, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti në fjalimin e tij të hapjes theksoi:„Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si ministri kompetente pranon se një nga politikat dhe instrumentet e BE-së në pjesën e mbrojtjes së natyrës janë direktivat e BE-së për habitatet dhe zogjtë, të cilat nga ana tjetër janë mekanizmat ligjore themelore për krijimin e Rrjetit ekologjik evropian Natyra 2000 .
Për këtë arsye Natyra 2000 e njohim si një segment kyç në funksionimin e ekosistemit, në ruajtjen e pasurive natyrore, specieve bimore dhe shtazore dhe habitatet e tyre natyrore, të cilat janë të një interesi dhe regjimi të posaçëm të mbrojtjes së BE “.
Në seminar morën pjesë edhe dy ekspertë francez, z-nj.Lorens Pujo, zëvendës drejtoresh rajonalale e Mjedisit Jetësor, Planifikimit dhe Banimit e Oksitanisë dhe z-nj. Paulla Fernandes, zëvendës drejtoreshë për Ekologji në Oksitani.
Për rëndësinë e këtij bashkëpunimi fjalim të hapjes kishte edhe ambasadori i Francës në Maqedoni, shkëlqesia e tij Kristijan Timonie.