(08.11.2016) Të bëhet kqyrja e ndodhive aktuale që kanë të bëjnë me zbatimin e Protokollit për Regjistra të lirimit dhe transferimit të materieve ndotëse, të shkëmbehen përvojat dhe njohuritë e zbatuara me vendet të cilat kanë sisteme më të avancuara të RLTN, si dhe të bëhet adaptimi i sistemeve të RLTN me qëllim që të mundësohet zhvillimi më efikas i tyre, janë sfidat kryesore të seminarit dy-ditorë subrajonal me temën„Sukseset, sfidat dhe praktikat më të mira në zhvillimin e Regjistrave të Lirimit dhe Transferimit të Ndotësve (RLTN) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Moldavisë” që sot dhe nesër po mbahet në Shkup.
Seminari u organizua si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendrës Rajonale të Mjedisit Jetësor për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) në kuadër të projektit „Mbështetja për krijimin dhe zhvillimin e Protokollit të Regjistrave të Lirimit dhe Transferimit të Ndotësve (RLTN) në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Republikën e Moldavisë „.
Zv.ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski në fjalimin e tij përshëndetës e theksoi rëndësinë e qasjes së informacioneve për lirimin dhe transferimin e ndotësve dhe transferimin e mbeturinave në mediat e mjedisit jetësor me çka sigurohet pjesëmarrja e publikut gjatë miratimit të vendimeve në këtë sferë dhe arritja e qëllimit përfundimtar –ndërmarrja e aksioneve përkatëse për reduktimin e ndotësve.
– Me realizimin e këtij projekti mundësohet përforcimi i kapaciteteve të organeve kompetente, instalimet dhe OJQ për implementimin e RLTN- Protokollit në praktikë. Rol të posaçëm në procesin e krijimit dhe mirëmbajtjes së një regjistri funksional është industria, e cila përmes dorëzimit të raporteve të kërkuara kontribuon në zbatimin e suksesshëm të kërkesave të Protokollit. Në këtë mënyrë industria demonstron përgjegjsinë shoqërore dhe mundëson qasjen deri te informatat për aktivitetet e tyre dhe emisionet e materieve ndotëse në mjedisin jetësor– theksoi me këtë rast zëvendës ministri Temelkovski.
Në seminar krahas përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë morën pjesë edhe ekspertë dhe përfaqësues të ministrive të Shqipërisë, Serbisë dhe Moldavisë, si dhe përfaqësues të lartë të REC-it, të Ambasadës Gjermane në Maqedoni dhe të Delegacionit të BE-së.
Përndryshe, si sqarim Regjistri i Lirimit dhe Transferimit të Materieve Ndotëse është një bazë e të dhënave gjithpërfshirëse e informacioneve kombëtare për emisionet e ndotësve. RLTN paraqet azhurimin vjetorë të informacioneve për emisionet e 91 materive ndotëse në mediat dhe sferat e mjedisit jetësor (ajër, ujë dhe tokë) si dhe tranferimin e të njëjtave jashtë lokacionit. Ajo, gjithashtu përfshin informacione dhe të dhëna për parandalimin dhe kontrollin e ndotjes në mjedisin jetësor.