Më (14.10.2016) ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, sot e hapi mbledhjen fillestare të projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas me zonat e mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e shfrytëzimit të tokës “.
Me realizimin e këtij projekti pritet që gjatë 4 viteve të rritet rrjeti kombëtar i zonave të mbrojtura në vend, të përmirësohet efektiviteti i menaxhimit, kapaciteteve dhe kushteve për ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e specieve dhe habitateve të rrezikuara, e më pas të mundësohet integrimi i ruajtjes së biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës, si dhe të zbatohen më shumë pilot – projekte.
Në fjalimin e tij ministri Ameti thekësoi:
– Zgjerimi i rrjetit të zonave të mbrojtura nga 8 % deri në 12 % është parashikuar në Planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë dhe Strategjinë e Parë Kombëtare për Biodiversitetin, si dhe Programin e punës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë 2014 – 2018, në të cilin është parashikuar zona e propozuar për mbrojtje. Në kuadër të kësaj komponente do të përpunohet Studimi për valorizimin e vlerave natyrore, konkretisht në këtë projekt është parashikuar që ky të jetë Mali Sharr për shkak të habitateve të posaçme (vendbanimeve) dhe shkallës së lartë të biodiversitetit. Përmes diskutimeve me palët e tanguara relevante dhe bashkësit lokale, seminareve dhe debateve publike, do të identifikohet si zonë e synuar për mbrojtje. Gjithashtu, do t’i sigurohet mbështetje Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në procesin zyrtar të shpalljes së Malit Sharr për zonë të mbrojtur.
Në kuadër të këtij projekti është njoftuar edhe hartimi i Planit për menaxhimin me zonën e mbrojtur, si dhe trajnimet e realizuara për përvojat më të mira të menaxhimit me të njëjtën. Nga ana tjetër, me hartimin e Indeksit të Listës së Kuqe për Maqedoninë për të gjitha grupet taksonomike në bazë të kritereve të IUCN, do të mundësohet prioritizimi i specieve të rrezikuara në vend.
Projekti financohet nga Fondi global i mjedisit jetësor, ndërsa e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Programit të KB të mjedisit jetësor.