(22.09.2016) Në ditën e fundit të Javës evropiane të qarkullimit, disa mija qytetarë, nxënës, rekreues dhe dashamirë të çiklizmit, sot në Shkup morën pjesë në defilenë e çiklizmit me të cilën u shënua 22 shtatori- Dita pa automobila.
Çiklistëve në defile iu bashkangjitën ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ameti, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështjet evropiane Arbër Ademi, evroambasadori Samuel Zhbogar, ambasadorët e Holandës dhe Italisë, përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe personalitete tjera të shquara të jetës shoqërore të Shkupit, të cilët ardhmërinë e qytetit e shohin në zhvillimin e qarkullimit të mençur dhe të qëndrueshëm.
Defileja e çiklizmit përfundoi te Guaca në Parkun e qytetit ku ishte organizuar program i pasur argëtues, ndërsa shumë fitues fatlumë u larguan nëpër shtëpitë e tyre me biçikleta të reja që i siguruan Qyteti i Shkupit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe çimentorja “Usje “, si kompani përgjegjëse shoqërore.