(02.09.2016) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, i vizitoi fëmijët që ndodhen në rehabilitim klimatik në Krushevë në pushimoren Korija e Begut. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tanimë 15 vite me radhë financiarisht e mbështet aktivitetin e Shoqatës së prindërve për kujdes për gjenerata të shëndosha nga Velesi për sigurimin e rehabilitimit klimatik të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të sistemit respirator, anemia, alergjia dhe të ngjashme si pasojë e ndotjes industriale enorme.
Аktiviteti realizohet në përputhje me Programin e Ministrisë dhe është në drejtim të evitimit të pasojave nga ndotja historike dhe ka të bëjë me fëmijët që jetojnë në Veles, f. Osllomej, f. Vozarcë, f. Milladinovcë dhe Tetovë në afërsi të kapaciteteve industriale OKTA, OSLLOMEJ,FENI dhe JUGOHROM.
Sivjet, Ministria i mbuloi shpenzimet financiare për qëndrim njëjavor të 170 fëmijëve. Në kuadër të këtij projekti, fëmijët realizojnë një varg aktivitetesh me të cilat zhvillohen sjellje pozitive ndaj mjedisit jetësor.