Izairi: Me sistemin rajonal do të përmirësohet furnizimi me ujë i banorëve të komunës së Kërçovës

DSC_0591Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, sot e vizituan f. Zajas ku bënë inspektim të punëve të projektit “Ndërtimi i sistemit rajonal për furnizimin me ujë në f. Zajas”, përdorues i të cilit është komuna e Kërçovës.

Ky projekt ka të bëjë me ndërtimin e sistemit rajonal për furnizimin me ujë – seksioni II: nga f.Kollare deri të f. Strogomishtë e Poshtme dhe është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor me të cilin jo vetëm që do të përmirësohet furnizimi me ujë për banorët e komunës së Kërçovës, por do të ndikojë dhe në përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve në rajon.

[su_custom_gallery source=”media: 1019,1018,1017,1016″ link=”image” title=”never”
Vlera e këtij projekti është 59 milionë denarë, ndërsa mjetet janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.

SHËRBIMI PËR INFORMIM