NJOFTIM

Për shkak të rikonstruksionit të një pjese të rrugës “Bllagoj Gyorev”, e cila gjendet në afërsi të stacionit monitorues në Veles – Veles 2, I vendosur  në oborrin e çerdhes “Dimçe Mirçev” në lagjen Tunel, shfaqen koncentrime të larta të grimcave të suspenduara me madhësia deri në 10 dhe 2,5 mikrometra (PM10 dhe PM2,5)  në afërsi të stacionit. Meqenëse burimi i ndotjes është shumë afër stacionit, koncentrimet e matura nuk japin pasqyrën përkatëse të cilësisë së ajrit në komunën e Velesit. Për shkak të kësaj dhe për të mbrojtur instrumentet nga koncentrimet e tepërta të pluhurit, ato do të fiken deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit. Njoftojmë qytetarët e komunës së Velesit të cilët jetojnë dhe lëvizin në afërsi të lokacionit ku zhvillohen aktivitetet ndërtimore se deri në përfundimin e punëve ndërtimore mund të ketë koncentrime më të larta dhe të ndërmarrin masa mbrojtëse personale. Rekomandohet që komuna e Velesit të ndërmarrë veprime që rindërtimi i rrugës të përfundojë më shpejt, dhe në ndërkohë të obligohet ekzekutuesi  që ta spërkasë më shpesh rrugën në mënyrë që ajo të jetë vazhdimisht e lagësht.