Të enjten, 15 tetor 2020 do të organizohet vënia zyrtare në përdorim e stacionit të ri të monitorimit të cilësisë së ajrit. Ceremonia do të mbahet para stacionit i cili është i vendosur në afërsi të Kopshtit “Detska Radost” – kloni “Luledielli”, në rrugën Risto Janev në Gjevgjeli, duke filluar nga ora 12.
Fjalime të tyre do të kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian Dejvid Gir dhe kryetari i komunës së Gjevgjelisë Sasho Pockov.
Furnizimi i stacionit të monitorimit u realizua në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe zbatimi i një indeksi shëndetësor për ndotjen e ajrit në periudhën ndërkufitare”, i financuar nga programi INTERREG IPA për bashkëpunimin ndërkufitar midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2014-2020.
Stacioni i monitorimit do të jetë pjesë e Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik për Cilësinë e Ajrit të Ambientit, i menaxhuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
I ftojmë gazetarët dhe fotografët të marrin pjesë në këtë ngjarje, ku është e detyrueshme të ndiqni protokollet shëndetësore për organizimin e ngjarjeve publike (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus), që do të thotë mbajtja e distancës, mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse dhe dezinfektimi .