KUMTESË PËR PAKETIN E RI TË DRAFT-LIGJEVE MBI MENAXHIMIN E RRJEDHAVE TË VEÇANTA TË MBETURINAVE

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun e interesuar që Draft versionet e ligjeve të reja në fushën e menaxhimit të rrjedhave të veçanta të mbeturinave: Ligji për përgjegjësinë e zgjatur të prodhuesit për menaxhimin e rrjedhave të veçanta të mbeturinave, Ligji për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave të paketimit, Ligji për menaxhimin e baterive dhe akumulatorëve dhe baterive dhe akumulatorëve të mbeturinave, Ligji për menaxhimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe Ligji për menaxhimin e rrjedhave shtesë të mbeturinave në sistemin e përgjegjësive të zgjatura të prodhuesit janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë në linkun e mëposhtëm

https://bit.ly/37KoGET .

Në mënyrë që të sigurojë qasjen e publikut gajtë sjelljes së ligjeve, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojë dy debate publike edhe atë më 17.12.2019 në Odën Ekonomike të RMV dhe më 18.12.2019 në Klubin e Organeve të Administratës Shtetërore.