.

Të nderuar, Ju njoftojmë se më 22 prill 2019, (E hënë), Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do t’u bashkangjitet aktiviteteve për shënimin e Ditës së planetit Tokë, më 22 prill, të cilat, organizuar nga Qyteti i Shkupit, do të mbahen në Kopshtin zoologjik në Shkup.

Aktivitetet e parapara do të fillojnë në orën 10.15 me një orë të shkurtër ekologjike në Qendrën Edukative të Kopshtit zoologjik me temë “Vlera e specieve të egra” që do ta mbajnë përfaqësues të Ministrisë.

Mbajtja e eko-orës është në kontekstin e mesazhit bazë të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara përndryshimet klimatike (UNFCCC), sipas të cilës edukimi mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike, ndërmarrja e aksioneve dhe veprimeve të përbashkëta për të mbrojtur biodiversitetin, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm, e përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë bashkësisë.

Në të njëjtën kohë, është paraparë një aranzhim hortikulturor i një cepi të kopshtit zoologjik me mjelljen e fidanëve nga studentët e Gjimnazit “Orce Nikollov” dhe mbrojtësite Qendrës për personat me aftësi tëkufizuara intelektuale “Poraka”.

Ngjarja është mbështetur nga NP Parqe dhe Gjelbërim-Florakom, Kopshti zoologjik nga Shkupi dhe organizata “Cities for Forests”, e cila globalisht vepron në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e pyjeve.

Tema e shënimit të sivjetshëm ndërkombëtar të Ditës së Tokës është„ Mbroni speciet tona“(Protect Our Species) dhe synon të edukojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rënien e shpejtë të popullsisë së bimëve dhe kafshëve të egra të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore.