INFORMATË PËR MEDIA

Të nderuar, Ju njoftojmë se më 01.04.2019 (e hënë), sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska, do të hapë takimin e 24 të komitetit këshillues të Marrëveshjes mbi ruajtjen e numrit të lakuriqëve evropian (EUROBATS) në Shkup. Fillimi i takimit që do të mbahet në h. Holidaj In në Shkup, është planifikuar për orën 9:30 dhe do të zgjasë gjatë dy ditëve të ardhshme. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Konventës për Ruajtjen e llojeve migratore të kafshëve të egra. Ju ftojmë që me ekipet tuaja  të merrni pjesë në këtë ngjarje.