INFORMATË PËR MEDIA

Të nderuar,

Ju njoftojmë se nesër më 22 mars 2019, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli do t’i bashkangjitet  aksionit  të pastrimit nënujor të Liqenit të Matkës.

Aktivitetet e anëtarëve të  Klubit tëspeleo-zhytësve “Pena” do të zhvillohen në liqenin përballë manastirit Shën Andrea, ndërsa anëtarët e SHQ “Nativa” – Matkë dhe SHQ “4 SELEKT” do të pastrojnë brezin përgjatë rrugës së kajakëve dhe në anën e rrugës që çon në manastirin Shën Nikolla Shishevski.

Aksioni do të fillojë në orën 10 ndërsa deklaratat për media do të jepen në orën 11 në vendin para manastirit Shën Andrea.

Aktivitetet mbështeten nga projekti “Përmirësimi i menaxhimit të zonavetë mbrojtura” financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA 2 – Programi sektorial operacional për mjedisin jetësor dhe aksioniklimatik 2014-2020, të cilin ezbaton MMJPH në bashkëpunim me UNDP-në.

Ju ftojmë me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.