Të nderuar,
Ju njoftojmë se nesër më 07.03.2019 (e enjte) do të mbahet një seminar një-ditor me temën“Përgatitja e Planit Kombëtar të Integruar për Energjinë dhe Klimën (NECP)”, për periudhën 2020 – 2030. Fjalime hyrëse në këtë seminar do të ketë Jani Makraduli, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Zoran Pavlovski, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Dubravka Boshnjak, menaxher i projektit, Fondi i Hapur për Evropën Juglindore – Efikasiteti Energjetik i Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( GIZ). Plani do t’i mundësojë shtetitqë në mënyrë të integruar të planifikojë politikat e tij, qëllimet dhe masat që lidhen me klimën dhe energjinë në përputhje me Rekomandimin 2018/1/MC-EnC nga Këshilli i Komunitetit të Energjisë.
Ngjarja do të mbahet në sallën e konferencave “Mileniumi 2” në hotelin Holiday Inn duke filluar nga ora 9:00.
Ju ftojmë me ekipet tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.