INFORMATË PËR MEDIA 06.02.2019

Ju informojmë se nesër, më 7 shkurt 2019 (e enjte), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, do të marrë pjesë në promovimin e projektit “Ndërtimi i sistemit lokal të furnizimit me ujë dhe shpërndarja e rrjetit sekondar në f. Svillare e Epërme, komuna Sarajit “.

Ngjarja do të zhvillohet në orën 12:00 në fshatin Svillare e Epërme para shkollës periferike “Bedri Tahiri”. Në këtë ngjarje gjithashtu do të marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.

Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.