Ju njoftojmë se nesër, më 26.01.2019. (e shtunë), zëvendës-ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, do të marrë pjesë në panel diskutimin me temën “Si të rritet elektromobiliteti”, që është pjesë e aktiviteteve në kuadër të “Ditës pa automjete me lëndë djegëse fosile”. Ngjarja, e organizuar nga Banka ProKredit, do të zhvillohet në disa vende para dhe në Qendrën Sportive“Boris Trajkovski” nga ora 12.00 deri në 14.00.
Panel diskutimi do të mbahet në sallën e konferencave të Qendrës sportive Boris Trajkovski, duke filluar nga ora 13.00, dhe fjalime do të mbajnë Stefan Bogoev, kryetar i komunëssë Karposhit, Emilija Spirovska nga Bordi i Bankës ProKredit si dhe përfaqësues nga Porshe, EVN, Elektromobilitet Maqedoni dhe MEPSO.
Gjatë kësaj ngjarjeje, disa nga rrugët përskaj Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” do të transformohen në rrugë të gjelbra, ku do të mund të kalojnë dhe të parkohen vetëm automjetet elektrike dhe hibride, ndërsa në parkingun në afërsi të Parkut Akuapara Qendrës Sportive do të organizohet ekspozitë edukative e shumë mbështetësve të elektromobilitetit. Kompani të tilla si Banka ProKredit, Porshe, Tojota, EVN, MEPSO, Hamaçi, SA-Tra, T-Mobile dhe FIBERNET do t’ prezentojnë makinat e tyre elektrike / hibride si dhe pajisjet për mbushjen e tyre dhe do të ndajnë eksperiencat e aplikimit të tyre.
Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.