INFORMATË PËR MEDIA 06.12.2018

Ju informojmë se nesër, më 7 dhjetor 2018, (e premte), zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, do të marrë pjesë dhe do të flasë në seminarin “Ndryshimet klimatike- realiteti ose iluzioni”, i cili do të mbahet në Muzeun e Iluzioneve në Shkup duke filluar nga ora 10.00, në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Qëllimi i punëtorisë është që të sigurojë pjesëmarrjen e publikut dhe qasjen më të lehtë në informacionin në lidhje me vendimmarrjen për ndryshimet klimatike si një faktor kyç për veprimin efektiv të ndryshimeve klimatike. Fokusi është në bashkëpunimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile dhe rolin e saj në planifikimin dhe zbatimin e masave për zbutjen dhe adaptimin, të cilat kontribuojnë në ambiciet më të larta kombëtare dhe në zbatimin më efektiv të politikave.

Në këtë ngajrje do të ndahen edhe informacione nga mbajtja e vazhdueshme e Konferencës globale mbi ndryshimet klimatike në Poloni (COP24, Katovicë, 2-14 dhjetor 2018)