Ju njoftojmë se më 26 shtator 2018 (e mërkurë), do të përurohet stacionipër trajtimin e ujërave të zeza në Gjevgjeli. Në këtë eveniment do të marrin pjesëkryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, ambasadorët e Zvicrës dhe Greqisë, Sibil Sutera Tehada dhe Dimitris Janakakis, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, kryetari i komunës së Gjevgjelisë Sashko Pockov dhe të ftuar të tjerë të shquar.
Ngjarja fillon në orën 10:30 në vendin e stacionit të trajtimit të ujërave të zeza.
Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.