INFORMATË PËR MEDIA 03.09.2018

Ju informojmë se më 4 shtator 2018 (e martë), zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, do të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Twining projektit për forcimin e kapaciteteve administrative për implementimin e Direktivës kornizë të mbeturinave dhe direktivat për llojet e veçanta të mbeturinave (paketim, bateri dhe mbetje të pajisjeve elektrike dhe elektronike).

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Rejçell Gallovej dhe ambasadori i mbretërisë së Spanjës Ramon Abaroa Karanza.

Konferenca do të mbahet në ambientet e Sekretariatit për Çështje Evropiane (Kej Dimitar Vllahov nr. 4) në orën 10:00

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Agjencinë për bashkëpunim ndërkombëtar të Irlandës së Veriut (NICO) dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ju ftojmë me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.