INFORMATËPËR MEDIA 17.07.2018

Ju informojmë se nesër, më 18.07.2018 (e mërkurë), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e vënies zyrtare në përdorim të stacionit të trajtimit të ujërave të zeza në Radovish të financuar nga programi IPA.

Ngjarja do të fillojë në ora 10:00 në vendin ku është ndërtuar stacioni i trajtimit.

Fjlalim do të mbajë edhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev,euroambasadori, Samuell Zhbogar, ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe kryetari i komunës së Radovishit, Gerasim Konzullov.

Ju ftojmë që me ekipetTuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.