Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Departamenti i Planifikimit Hapësinor, në përputhje me kompetencat dhe detyrimet e tij ligjore, organizon një Diskutim profesional për Planin Hapësinor për Parkun Nacional Pelister – Projekt Plan dhe Diskutim Publik mbi Raportin e Zbatimittë Vlerësimit Strategjik për ndikimin ndaj mjedisit jetësor nga zbatimi i Planit Hapësinor për Parkun Nacional Pelister – Projekt-raport.
Diskutimi publik dhe profesional zhvillohen një herë, në interes të kohës dhe racionalitetit në punë, për një monitorim më të mirë dhe krahasim të dy dokumenteve.
Diskutimi do të mbahet në ambientet e Qendrës informative të Parkut Kombëtar Pelister, më 22 qershor 2018, duke filluar nga ora 11:00.
Pjesëmarrja juaj në diskutim do të jetë e një rëndësie të veçantë në finalizimin e Planit dhe Raportit për të marrë sa më shumë dokumente të cilësisësë lartë.
Të dy dokumentet janë në dispozicion të publikut në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Në interes të disponueshmërisë më të madhe të dokumenteve tek publiku i interesuar, kërkojmë nga komunat që janë pjesë e territorit të Parkut Nacional Pelister si dhe ParkunNacional Pelister, t’i marrin këto dokumente dhe së bashku me këtë ftesë dhe informacionet për diskutimin publikisht t’i shpallin në ueb faqet e tyre.
Të gjitha mendimet, vërejtjet, sugjerimet, komentet dhe pyetjet tuaja të mundshme në lidhje me të dy dokumentet mund ti dorëzoni me shkrim në adresën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor: Bulevardi. “Goce Dellçev” nr. 18 (ndërtesae RTVM-së, kati i 10-të), 1000 Shkup, ose në formë elektronike në adresën e e-mailit të koordinatorit për përgatitjen e Planit: d.markovska-risteska@moepp.gov.mk (jo më vonë se 18.06.2018 ).
Në pritje të pranisë suaj, ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj.