INFORMATË PËR MEDIA

Të nderuar,

Ju informojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki së bashku me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton më 08.06.2018 (e premte) do të jenë në vizitë pune në Parkun Kombëtarë Pelister.

Në kuadër të vizitës, do të promovohen institucionet që kanë marrë grante në kuadër të projektit “Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura”, ndër të cilat edhe PK Pelister, si një nga tetë projektet për zonat e mbrojtura të mëdha.

Deklaratat për shtyp do të jepen në orën 11.30 në Qendrën e Informimit të Parkut Kombëtar.

Ju ftojmë me ekipet tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.