Informacion për mbajtjen e debatit publik mbi Raportin për Vlerësimin Strategjik ndaj Mjedisit Jetësor për “Planin Kombëtar të Veprimit për Luftimin e Shkretëtirëzimit në Republikën e Maqedonisë”

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton publikun e interesuar se në kuadër të projektit “Mbështetja e Republikës së Maqedonisë për zhvillimin e një Plani Kombëtar të Veprimittë harmoniozuar me Strategjinë 10-vjeçare të Konventës së KB-së për të luftuar shkretëtirëzimin (UNCCD) dhe procesin e raportimit në Konventë “realizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP) në Vjenë, me mbështetjen financiare të Fondit Ekologjik Global (FEG) është përpiluar një Plan Kombëtar i Veprimit për luftën kundër shkretëtirëzimit në Republikën e Maqedonisë (draft version) dhe Raportin mbi Vlerësimin Strategjik të Mjedisit Jetësor nga realizimi i Planit (draft version).

Dokumentet e përgatitura janë në dispozicion për inspektim publik në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, si dhe në zyrën e personit të kontaktit për Konventën për Luftimin e Shkretëtirëzimit (Zyra Nr. 1022) në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor.

Në përputhje me kërkesat ligjore, dhe me qëllim të arritjes së një transparence dhe përfshirje më të madhe të publikut, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor organizon një debat publik mbi Draft Dokumentet më 03.05.2018 (e enjte) në ambientet e Hotelit „Bushi, Resort dhe spa “, rr. “Qurçiska” nr. 21 (Çarshia e Vjetër),në Shkup, në orën 14:00

Personi për kontakt:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

bul. “Goce Dellçev” nr. 18, 1000 Shkup

Vesna Indova Toçko –Udhëheqës i Njësisë për Koordinimin dhe Zbatimin Teknik të IPA-s, Sektori për Bashkimin Evropian

bul. “Goce Dellçev” nr. 18, 1000 Shkup,

tel: 076446916;

е-mail: v.indova@moepp.gov.mk