Ju informojmë se më 16 mars 2018 (e premte) ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, kryetari i Komunës së Dellçevës Goran Trajkovski, drejtori i NPVK Bregallnicë Rozeta Coneva dhe E.T Sibill Suter Tehada, ambasadori zviceran do të nënshkruanjë Marrëveshje për zbatimin e projektit të Furnizimit me Ujë në Dellçevë.
Nënshkrimi do të mbahet në sallën e mbledhjes në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (bul. Goce Dellçev nr. 8ndërtesa e RTVM kati i 10-të) duke filluar nga ora 11:00.
Ju ftojmë që me ekipet tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.