INFORMATË PËR MEDIA 20.12.2017

Ju informojmë se më 21 dhjetor 2017 (e enjte) zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, do të mbajë fjalim në Forumin me bashkësinë akademike për mundësitë e reduktimit të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në amvisëritë. Forumi synon që nëpërmjet diskutimit me ekspertë të largohen mitet rreth ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në amvisëritë, të shpjegohet roli i shkencës në aksionet e propozuara në udhërrëfyesin për zvogëlimin e ndotjes nga ngrohja 2017-2025 (www.skopjesezagreva.mk) dhe për t’u angazhuar aktivisht bashkësia akademike në trajtimin e problemit të ndotjes së ajrit.

Ngjarja do të mbahet në Universitetin Goce Dellçev në Shtip duke filluar nga ora 11:00.

Ju ftojmë me ekipin tuaj të merrni pjesë në këtë ngjarje.

Për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar, duke përfshirë mediat nga Shkupi, do të organizohet transport me autobus, i cili do të niset nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (ndërtesa e MTV) në orën 8:45.