INFORMATË PËR MEDIA

Ju njoftojmë se më  8 nëntor 2017 (e mërkurë), me fillim në orën 10  në Klubin e deputetëve në Shkup ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe zëvendësministri Jani Makraduli, do të mbajnë  takim me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe  kryetarët e komunave të Rajonit planor të Shkupit për koordinimin dhe harmonizimin e aktiviteteve për zvogëlimin e ndotjes së ajrit ambiental.

Lidhur me gjendjen momentale, ingjerencat ligjore, planet aktuale, problemet dhe përvojat e deritashme, propozim-masat dhe udhërrëfyesit si dhe për përkufizimin e veprimit dhe komunikimit të ardhshëm prezentime do të kenë MMJPH, UNDP, Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor dhe Këshilli i inspektimit.

Në këtë takim do të marë pjesë edhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton.

Deklaratat për media janë paraparë në orën 11:15 nga ana e zëvendësministrit Jani Makraduli, kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësueses së përhershme të UNDP-së në Maqedoni Luiza Vinton.