INFORMATË PËR MEDIAT 16.05.2017

Ju informojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifkimit Hapësinor, Bashkim Ameti dhe udhëheqësi i Departamentit për Infrastrukturë, Bujqësi dhe Politikë Sociale në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Mauro Di Verolli, nesër, më 17.05.2017 (e mërkurë) do ta hapin konferencën për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në nivel rajonal e cila mbahet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja: „Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për krijimin e një sistemit të integruar dhe finaciarisht të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave në Rajonin e Pellagonisë, Rajonin Jugperëndimor, të Vardarit dhe atë të Shkupit”.

Konferenca do të mbahet në Hotelin Meriot, Shkup, me fillim në ora 10:15.

Qëllimi kryesorë i konferencës është ngritja e vetëdijes për rëndësinë e Sistemeve të integruara për menaxhimin e mbeturinave dhe rritjen e dukshmërisë së Projektit, si dhe promovimin e politikave të BE-së dhe projekteve për mbeturinat të MMJPH.

Ju ftojmë me ekipet Tuaja që të merrni pjesë në këtë event.