INFORMATË PËR MEDIA 21.03.2017

Ju njoftojmë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e 22 marsit – Ditës botërore të ujërave do të organizojë Konferencë me temën “Uji dhe ujërat e zeza” që do të mbahet meë 22.03.2017 (e mërkurë), në hotelin Holidej In në Shkup, me fillim në ora 10:30.

Fjalën e hapjes në këtë konferencë do ta kenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim AMETI, kreu i Departamentit për Punë Operative në Delegacionin e Bashkimit Evropian Mauro DI VEROLLI dhe kryetari i Komisionit Rregullatorë për Energjetikë në RM, Dimitar Petrov.

Oblektivat kryesore në këtë ngjarje janë rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm të ujit si një burim i çmuar, reduktimi i përdorimit dhe ripërdorimi i ujërave të zeza, si dhe përmirësimi i ciklit të jetës së ujit për të gjitha krijesat e gjalla.

Konferenca organizohet në kuadër të një reforme gjithëpërfshirëse në sektorin e ujërave që do të zbatohet në vitet e ardhshme në vend.

Agjenda e kësaj konference parasheh një panel diskutim dhe fjalime motivuese “H2O Pse kujdesemi” nga Daniell Kajmakovski dhe Agnesa Çavolli.