INFORMATË PËR MEDIA

Ju njoftojmë se më  04.12.2014 (e enjte) ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, ambasadori i Zvicrës në RM Stefano  Lazarato dhe kryetari i komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski, në orën11:00 në lokacionin Gërdovski Orman solemnisht do ta lëshojnë në përdorim pusin e ri  për furnizim me ujë të Koçanit, i cili është projekti i i parë i realizuar plotësisht nga 15-të projektet e vogla infrastrukturore në kuadër të Projektit për menaxhim me pellgun e lumit të Bregallnicës.

Më pastaj, orën 12:00  në ambientet  e Fakultetit Juridik në Koçan ( kompleksi ASNOM ) do të mbahet  Prezentimi i tretë publik i projektit për menaxhim me pellgun e Bregallnicës, në të cilin ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi do të mbajë fjalim. 

Projekti për menaxhim me pellgun e lumit Bregallnicë zbatohet në 15 komuna nga rajoni i lumit  Bregallnicë. Projekti është i financuar nga Sekretariati shtetëror zviceran  për  punë ekonomike SEKO, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe komunat e rajonit.