INFORMATË PËR MEDIA

Të nderuar,

Ju informojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, dhe kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, do të përfshihen në aksionin “Dita e drurit-mbille ardhmërinë tënde“.

Më 03.12.2014(e mërkurë) në orën 11:30 do të mbjellin fidanë në vendin e quajtur Badem, afër liqenit të Dibrës.