KUMTESË PËR MEDIAT

Ju informojmë se zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, mr. Stevo Temelkovski do të mbajë fjalim në ngjarjen për prezantimin e konstatimeve  kyçe të Raportit Inicial për Kategorizimin e Liqenit të Prespës, Ohrit dhe Shkodrës, të përgatitur në pajtim me Direktivën Kornizë të Ujërave të BE-së.

Ngjarja do të mbahet më  18 nëntor  2014 (e martë), në ora  10:00 , në hotelin Holidej In, në Shkup.

Raporti është përgatitur në kuadër të projektit të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) për ruajtjen  rajonale dhe shfrytëzimin  e qëndrueshëm të biodiversitetit  të Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Shkodrës.

Ju ftojmë me ekipet Tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.