INFORMATË PËR MEDIAT

Ju informojmë se më  20 nëntor 2014  zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temelkovski , do të mbajë fjalim në Mbledhjen e Përbashkët të Anëtarëve të Protokollit të Montrealit   për substancat të cilat e varfërojnë mbështjellësin e ozonit dhe Konventën e Vjenës për mbrojtjen e mbështjellësit të ozonit, që nga 17 – 21.11.2014  do të mbahet në Paris, Në Francë.

Në këtë mbledhje, zëvendës ministri Temelkovski do të flasë për realizimet dhe rezultatet e Republikës së Maqedonisë të arritura në fushën e reduktimit dhe eliminimit të substancave të cilat e varfërojnë mbështjellësin e ozonit, si pjesë të segmentit në të cilin marrin pjesë përfaqësues të lartë të vendeve-anëtare të Protokollit të Montrealit.