Në pajtim me Ligjin e Mjedisit, nga 1 janari i 2006 filloi implementimi i detyrimeve të reja ligjore për industrinë, e që kanë të bëjnë me Parandalimin e Integruar dhe Kontrollin е Ndotjes. Ky sistem i lejeve është i përfshirë me dy krerë të ligjit, kreu XII – Lejet e Integruara Ekologjike dhe kreu XIV – Lejet për harmonizimin me planin operativ.
Afati për parashtrimin e kërkesës për lejen e integruar ekologjike A, tani më ka filluar dhe gjashtëmujori i parë ka të bëjë me instalimet për prodhimin dhe përpunimin e metaleve, si dhe për regjien e lëkurës (01.01.2006 до 01.07.2006).
Orari për parashtrimin e kërkesës për leje të integruar A, për tërë industrinë është i përcaktuar me Dekretin për përcaktimin e aktiviteteve të instalimeve për të cilët jepet leja e integruar ekologjike përkatësisht leja për harmonizim me planin operativ dhe orari i kohës për parashtrimin e kërkesës për lejen për harmonizimin me planin operativ (Gz.Zyrtare 89/05).
Оperatorët e instalimeve ekzistuese duhet të parashtrojnë kërkesë për leje për harmonizimin me planin operativ. Lloji i dokumentit (А ose B) varësisht nga kapaciteti i instalimit. Për instalime të reja parashtrohet kërkesa për leje të integruar ekologjike .
SHPALLJA e kërkesës për marrjen e lejes për harmonizim me planin operativ
Pagesa e kompenzit për parashtrimin e kërkesës për marrjen e lejes për harmonizimin me planin operativ ose posedimi i lejes.
Pagesa bëhet në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Llogaria e thesarit ( deponent BP e RM ) 1000 000 000 630 95
Në zh. llogarinë. 1210115202 631 – 10
Programi C Nënprogrami С1
Llogaria e të ardhurave 718 136
NPS – 52 62 887