Sektori i Punëve të Përgjithshme, është një hallkë e rëndësishme në procesin e funksionimit të papenguar dhe efikas të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Sektori i Punëve të Përgjithshme përbëhet prej katër departamenteve: Departamenti i Punëve të Protokollit dhe Organizative, Departamenti i Procedurës Administrative dhe Dokumentimit, Departamneti i Trajtimit të Ankesave dhe Propozimeve dhe Departamenti i Punëve Normative-Juridike dhe Administrative- Profesionale.
Sektori i Punëve të Përgjithshme i kryen punët dhe detyrat në vijim:
– I organizon punët në kabinetin e ministrit dhe i zbaton të gjitha aktivitetet që lidhen me punën e protokollit dhe atë organizative në kabinetin e ministrit,
– E udhëheq procedurën administrative në ministri që nuk është në përjashtim të kompetencës së ndonjë organi/sektori tjetër të ministrisë, procedon dhe sjellë akte të përgjithshme që kanë të bëjnë me organizimin e ministrisë, si dhe të drejtat dhe obligimte e të të punësuarëve në ministri,
– Sjell akte individuale juridike me të cilat vendos mbi kërkesat individuale të personave fizik dhe juridik, dhe vendos për ankesat e vendimeve të sjellura nga organet në përbërje,
– Vepron sipas parashtresave dhe ankesave të dorëzuara nga qytetarët në lidhje me zvarritjen e procedurave të ministrisë, saktësisë së punës së të punësuarëve dhe çështjeve të tjera që theksohen në parashtresat.
Punëve të Protokollit
dhe OrganizativeDepartamenti i
Procedurës Administrative
dhe DokumentimitDepartamneti i
Trajtimit të Ankesave
dhe PropozimeveDepartamenti i
Punëve Normative-
Juridike dhe
Administrative-
Profesionale
– Menaxhon me punët organizative që dalin nga puna e kabinetit të ministrit
– Оrganizon dhe udhëheq protokoll për takime ndërkombëtare, vendos delegacione, organizon pritje
– Kujdeset për përmbushjen në kohë të përfundimeve të Qeverisë së RM-së, dhe për këtë bashkëpunon rregullisht me sektorët/organet tjera në përbërje të ministrisë
– E udhëheq protokollin e ministrisë dhe organet në përbërje, dhe e bënë përkthimin në lidhje me nevojat e ministrisë.
Personi për kontakt: Biljana Gjorgjievska
02/3251-533
– E organizon dhe drejton punën për përgatitjen e akteve për punët e përgjithshme dhe punët e procedures administrative që nuk janë në përjashtim të kompetencës së sektorit/organit tjetër të ministrisë
E organizon dhe e drejton punën në përgatitjen e akteve për punë të përgjithshme dhe të procedurës administrative që nuk janë në përjashtim të kompetencës së organit/sektorit tjetër të ministrisë.
– I kordinon punët në sjelljen e lejeve, vendimeve dhe akteve tjera për të cilat vendos ministria me kërkesë të personave juridik dhe fizik, në pajtim me dispozitat ligjore, si dhe për çështjet tjera të procedurës administrative, sidomos kur ato nuk janë në përjashtim të komptencës së sektorit/organit tjetër të ministrisë
– Kujdeset për dhënien dhe respektimin e rregullave për dhënien e lejeve për mallrat që importohen dhe traspotohen nën shenjën D4 dhe në lidhje me këtë bashkëpunon edhe me organet dhe sektorët tjerë të ministrisë
– Zbaton procedurë të shkallës së dytë sipas ankesave të paraqitura në ministri kundër vendimit nga organet në përbërje të ministrisë
Personi për kontakt: Avni Rexhepi
02/3251-496
– Në bazë të vlerësimit të rrezikut e përgatit plan vjetor për trajtimin sipas parashtresave dhe ankesave, kontrollit, monitorimit dhe sigurimit të zbatimit të tij
– Monitorimin dhe zbatimin e rregullativës ligjore nga fusha e standardeve, udhëzimet që janë me rëndësi për trajtimin sipas parashtresave dhe propozimeve
– Trajtimin sipas parashtresave dhe ankesave të dorëzuara nga qytetarët që kanë të bëjnë me zvarritjen e procedurave të ministrisë
– Trajtimin sipas parashtresave të dorëzuara nga qytetarët që kanë të bëjnë me azhurimin e punës së të punësuarëve
– Dhënien e propozimeve për rritjen e efikasitetit të punës së ministrisë sipas lëndëve
– Përgatitjen e informatave dhe raporteve për trajtimin e parashtresave që kanë të bëjnë me azhurimin për trajtimin e ministrisë dhe organeve në përbërje të saj.
– Monitorimin e gjendjeve, analizave të arsyeve dhe çështjeve që thekësohen në parashtresa
– Mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të marra në mënyrë elektronike
– Dhënien e shpjegimeve profesionale për zbatimin e ligjit për trajtimin e parashtresave dhe propozimeve
– Propozimin e qëndrimeve për çështjet e synuara sistemike
– Mbajtjen e evidencës komplete sipas parashtresave dhe propozimeve të marra në mënyrë elektronike
Personi për kontakt:
– Përgatitjen e pajisjeve, rregulloreve dhe akteve të tjera të brendshme të ministrisë
– Përgatitjen e mendimeve profesionale për çështje të veçanta juridike nga fushëveprimi I punës së njësive të tjera organizative të ministrisë
– Përgatitjen e sistemimit nomoteknik të rregullave në kompetencë të ministrisë
– Кооrdinimin e punëve në lidhje me E-Qeverinë në drejtim të dorëzimit në kohë dhe të saktë të materialeve
– Кооrdinimin e punëve në lidhje me implementimin e Ligjit për shkëmbimin e të dhënave sipas detyrës zyrtare
– Organizimin dhe koordinimin e punëve në lidhje me lektorimin e materialeve për mbledhjen e Qeverisë
– Organizimin dhe koordinimin e punëve në lidhje me dhënien dhe përdorimin e telefonëve celularë si dhe mbajtjen e evidences së tyre
– Organizimin dhe koordinimin e punëve në lidhje me përdorimin e automjeteve zyrtare, si dhe mbajtjen e evidences së tyre
– Organizimin dhe koordinimin e punëve në lidhje me sigurimin e pronsisë së tundshme dhe të patundshme të ministrisë
– Кооrdinimin e punëve në lidhje me implementimin e Ligjit për vendosjen e sistemit për menaxhimin me kornizën cilësore dhe të përbashkët të punës dhe ofrimin e shërbimeve në shërbimin shtetror
– Кооrdinimin e punëve në lidhje me implementimin e Ligjit për përdorimin dhe vënien në dispozicion të mjeteve të organeve shtetërore
Personi për kontakt: Snezhana Popovçevska
02/3251-453