Ish ministrat

Kaja Shukova – ministër nga shkurti 2023 deri në qershor 2024

Minister_Kaja_Sukova

Emri dhe mbiemri Kaja Shukova
Data dhe vendi i lindjes 01.01.1970, Shkup, Maqedoni
Shtetësia Maqedonase
Posta elektronike k.sukova@moepp.gov.mk, kajasukova@yahoo.com
Arsimiми
1989 – 1995
Теknologe e diplomuar e inxhinierisë – (bioteknologji ushqimore) VII/1
Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik, Shkup
 
Përvoja profesionale
nga 27 shkurt 2023 deri më 24 qershor 2024 Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Tetor 2020 – 2022  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Sekretare Shtetërore
Qershor 2001 – Tetor2020  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Udhëheqëse e Sektorit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Investime
Maj 2000 – Мај 2001  Ministria e Mjedisit JetësorSektori për Zhvillim të Qëndrueshëm, Njësia për Përgatitjen e Projekteve, Këshilltare
Dhjetor 1999-Prill 2000  Ministria e Mjedisit Jetësor, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Këshilltare
Shkurt 1999-Nëntor 1999 Ministria e Mjedisit Jetësor, Sektori i Eko-Menaxhimit, Kontratë në vepër
Nëntor 1998-Janar 1999 Ministria e Ndërtimit, Urbanizmit dhe Mjedisit Jetësor, Kontratë në vepër
1997-1998 Birraria – Shkup, inxhiniere e fabrikës përgjegjëse për prodhimin e birrës dhe pijeve joalkoolike
1996-1997 МОТО TRADE – Shkup
1993-1994 AIVA BEK – Shkup
Gjuhë të huaja Gjuhë angleze (aktive)
Gjuhë gjermane (pasive)
Aftësi kompjuterike MS OFFICE

Internet

Kualifikimet kryesore:

 

  • Menaxhimi dhe planifikimi mjedisor (Menaxhimi i Ciklit të Projektit)
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e akteve ligjore, harmonizimi me BE-në, procesi i skriningut dhe negociatave
  • Menaxhimi i mjedisit jetësor në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së ajrit, ujit, tokës dhe burimeve natyrore nga ndotja (në korrelacion me politikat e sektorëve të energjisë, transportit, bujqësisë, etj.)
  • Zhvillimi i politikave, programeve dhe projekteve nga fusha e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm
  • Koordinimi i projekteve institucionale dhe infrastrukturore në fushën e mjedisit jetësor, me theks të veçantë në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave
  • Koordinimi i projekteve institucionale nga segmenti i zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoni
  • Përgatitja e detyrave të punës, dosjeve të tenderit, analizave, raporteve dhe dokumenteve të tjera të punës nga fusha e   mjedisit jetësor
  • Moderimi i punëtorive, seminareve, trajnimeve, debateve publike, etj

 

Kualifikime dhe trajnime shtesë:           

 

  • Programi RIP Telecom, Trajnim për Menaxhimin dhe Përgatitjen e projekteve, Cikli i Projektit, Menaxhimin e projekteve, 2001/2002
  • Trajnim në SHBA, Programi Ndërkombëtar i menaxhimit të udhëheqjes – Menaxhimi i ujërave në SHBA, 2011
  • JICA, Tokio Japoni Programi i Trajnimit për Menaxhimin e Ujërave, 2009
  • Një seri trajnimesh lokale në fushën e menaxhimit të mjedisit jetësor, menaxhimit të projekteve, administrimit, etj

Projektet dhe aktivitetet e realizuara

  • Bashkëkryetare e Nënkomitetit për Transport, Energji, Zhvillim Rajonal dhe Mjedis Jetësor, 2021 – aktuale
  • Anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane 2022 – Aktuale
  • Kryetare e Komitetit Drejtues të Programit të Mbrojtjes së Natyrës, SECO, Zvicër 2021 – Aktuale
  • Anëtare e Kolegjiumit të Përgjithshëm pranë Qeverisë së RMV-së, me funksion si Sekretare Shtetërore, 2020 – aktuale
  • Anëtare e Trupit Koordinues pranë Qeverisë së RMV-së për Prespën, 2020 – aktuale
  • Koordinimi i projektit për vendosjen e menaxhimit rajonal të mbeturinave në 5 rajone, në rajonin juglindor, rajonin e Vardarit, Pellagonisë, Jugperëndimit dhe Pollogut – informacion i ri për Qeverinë, përgatitjet për një kredi të re nga BERZH – aktuale
  • Koordinimi i projektit për sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, kredi nga BEI, aktuale
  • Përgatitja e kërkesës për kredi nga BERZH për efikasitetin e energjisë në stacionet e pastrimit, aktuale
  • Pjesëmarrje në Iniciativën për shpalljen e Maleshevës zonë e mbrojtur (Ambasada zvicerane – SECO, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë, Farmachem – Shkup)
  • Pjesëmarrja në Iniciativën për rishpalljen e Vodnos si zonë e mbrojtur – takime koordinuese për procesin sipas reagimeve të opinionit pas propozimit të Vendimit për shpallje
  • Pjesëmarrja në procedurën për shpalljen e Osogovës për zonë të mbrojtur
  • Përcaktimi i ndihmës potenciale mjedisore nga donatorët dhe fondacionet – takime me Friedrich Ebert, UNDP, UNOPS, USAID, të vazhdueshme.
  • Pjesëmarrja në zbatimin e procedurave për miratimin e ndryshimeve në ligjet mjedisore dhe një pako të re prej 6 ligjesh në fushën e mbeturinave (seancat e kolegjiumit të përbashkët, seancat e KESTEP-it dhe seanca Qeveritare)
  • Koordinimi i procesit për finalizimin e Ligjit për Emetimet Industriale, aktuale
  • Zbatimi i ndihmës para-aderuese të BE-së – IPA – proces i programimit dhe zbatimi i IPA 2 dhe IPA 3, aktuale
  • Menaxhimi i Programit të Investimeve në Mjedisin Jetësor 2007 – 2020
  • Personi përgjegjës për mjedisin jetësor i UNECE-së, 2010 – aktual
  • Anëtare e Komitetit Drejtues, Përgatitja e Strategjisë dhe Ligjit për Veprimin Klimatik
  • Koordinimi i zbatimit të projekteve për ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Koçan dhe sistemi i ujësjellësit në Dellçevë 2015 – 2021
  • Menaxher i projektit për ndërtimin e një stacioni të pastrimit të ujërave të zeza në Gjevgjeli 2010 – 2019
  • Menaxher i projektit për ndlrtimin e një stacioni të pastrimit të ujërave të zeza në Volkovë dhe Saraj, 2015 – 2017
  • Koordinimi dhe pjesëmarrja në përgatitjen e një sërë projektes për projektet infrastrukturore në fushën e ujërave dhe mbeturinave, 2001 – e vazhdueshme
  • Menaxher i projektit, hartimi i Strategjisë Sektoriale për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik, 2014 – 2015
  • Menaxher i projektit, hartimi i Rishikimit të dytë të kushteve mjedisore për Maqedoninë, 2011 – 2012
  • Menaxher i projektit Përgatitja e Planit dhe studimit për mbeturinat nga paisjet elektrike dhe elektronike 2009 – 2011
  • Koordinator kombëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit për menaxhimin e integruar të mbeturinave në Maqedoninë Juglindore, 2009 – 2014
  • Koordinator i projektit për Përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Investime në Mjedisin Jetësor të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2009 – 2013, 2008 – 2009
  • Koordinimi i procesit të përgatitjes së Planit Lokal të Veprimit Mjedisor dhe në Maqedoni, faza e dytë, 2008 – 2012
  • Anëtare e Komisionit Mbikëqyrës dhe person përgjegjës gjatë përgatitjes së Studimit për trajtimin e ujërave të zeza të Qytetit të Shkupit, 2007 – 2009
  • Koordinator kombëtar i projektit për Zhvillimin e Planeve Rehabilituese me skenarë financiarë për pikat e nxehta në Maqedoni, CARDS 2006, 2006 – 2007
  • Konsulent kombëtar për PCB (UNIDO), Projekti: Aktivitetet fillestare për zbatimin e hershëm të Konventës së Stokholmit për Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm në Republikën e Maqedonisë 2006 – 2007
  • Menaxher Kombëtar i Projektit të Ndihmës Teknike për Zhvillimin e Planit të Dytë Kombëtar të Veprimit Mjedisor, 2003 – 2005, CARDS 2004
  • Koordinimi gjatë përgatitjes së Planit Strategjik të MMJPH-së, buxhetit dhe aktiviteteve aktuale, 2005 – në vazhdim
  • Zëvendës koordinator i projektit për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm me Plan Veprimi, 2005 – 2006
  • Udhëheqës i detyrës së projektit, CARDS 2004, Forcimi Institucional i MMJPH-së, 2005 – 2006
  • Anëtare e organit për përgatitjen e pyetësorit të BE-së për Maqedoninë, 2004
  • Koordinatore e projektit SIDA/REC për zhvillimin e Planit Lokal të Veprimit Mjedisor në Maqedoni (me hartimin e një metodologjie kombëtare për përgatitjen e Planeve Lokale të Veprimeve Mjedisore – 2004 – 2006
  • Koordinator i projektit për realizimin e projektit për ndërtimin e hidrosistemit të liqenit të Dojranit, 2001 – 2004
  • Koordinator kombëtar i projektit Forcimi i kapaciteteve të MMJPH-së (komponenti i ndërtimit të kapaciteteve), UNDP, 2001 – 2005
  • Anëtare e Komisionit Drejtues, Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit të Parkut të Prespës, 2000 – 2002
  • Koordinimi i një projekti të UNDP-së për Zhvillimin e Metodologjisë për përgatitjen e Strategjisë kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm, 2003
  • Koordinimi i procesit për Përgatitjen e një manuali për Agjendën Lokale 21. 2003 – 2004
  • Anëtare e grupit të punës SOP 99 – Forcimi i kapaciteteve të MMJPH-së, legjislacioni horizontal, 2002 – 2004
  • Anëtare e Komisionit Teknik për Legjislacionin Horizontal (NPAA) 2003 – aktuale
  • Anëtare e Komisionit Drejtues të projektit për përgatitjen e Vlerësimit kombëtar për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë, 2002
  • Koordinatore, Zhvillimi i Programit të Investime Publike, fusha e mjedisit jetësor, 2000 – 2015
  • Inicimi dhe hartimi i akteve dhe rregullore ligjore nga fusha, me qëllim të harmonizimit të tyre me BE-në, realizimin e detyrimeve që rezultojnë nga konventat e nënshkruara, protokollet dhe marrëveshjet ndërkombëtare (rekomandimet e dhëna për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit Jetësor dhe Natyrës)
  • Inicimi dhe menaxhimi i projekteve që lidhen me kursimin e energjisë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e kimikateve dhe hartimin e strategjive, studimeve, analizave dhe monitorimit në fushat e furnizimit me ujë, pastrimit të ujërave të zeza, asgjësimit dhe riciklimit të mbeturinave të ngurta dhe të lëngshme
  • Hartimi i propozim aplikimeve për FGE, REReP, grante japoneze dhe programe të tjera donatorësh
  • Projekti EXPO 2000, Hanover – koordinim gjatë përgatitjes së materialit për prezantimin e ekspozitës
  • Vlerësimi strategjik i ndikimit të investimeve në mjedisin jetësor, me qëllim planifikimin e duhur hapësinor, përmes vlerësimit të ndikimit në mjedis të investimeve individuale, dhe atë në një kontekst ndërkufitar, më tej kur bëhen investime përmes financimit të tyre nëpërmjet kredive ose donacioneve (përmes dhënies së Opinioneve për pranueshmërinë e investimit nga aspekti mjedisor), dhënien e Opinioneve për projekte, raporte teknologjiko-mjedisore etj.
  • Përgjigje ndaj pyetësorëve (të marrë nga institucione të ndryshme ndërkombëtare) nga fusha e ndikimit mjedisor, legjislacionit ligjor etj.
  • Zbatimi i dispozitave nga Ligji për Doganat, në fushën e lirimit nga detyrimet doganore për mallrat që janë të përfshira drejtëpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit jetësor, me dhënien e Opinioneve.
  • Realizimi i Vendimit për ndarjen e mallrave në formë të importit dhe eksportit, përkatësisht dhënien e lejeve të import-eksportit
  • Autorizimi i personave juridikë për kryerjen e detyrave të caktuara profesionale në fushën e mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor dhe natyrës, sipas nenit 11 të Ligjit bazë për Mjedisin Jetësor
  • Kontaktet me autoritetet, agjencitë, organizatat dhe shoqatat vendase dhe ndërkombëtare
  • Përgatitja e informacioneve për takimet dypalëshe dhe shumëpalëshe
  • Pjesëmarrja active në punën e marrëveshjeve ndërkombëtare
  • Pjesëmarrja aktive në takimet ndërministrore
  • Pjesëmarrje aktive në organizimin e konferencës paraministrore në janar 2000 dhe konferencës ministrore në mars 2000 etj.

 

 

Naser Nuredini – ministër nga qershor 2019 deri në shkurt 2023

Minister_Naser_NurediniNaser Nuredini ka lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Ai u shpërngul në Vjenë si fëmijë dhe u arsimua në Shkollën ndërkombëtare të Vjenës para se të mbaronte arsimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Naser Nuredini e ndërtoi karrierën e tij në sferën e financave në Londër dhe Vjenë, së pari si analist dhe më pas si menaxher investimesh për tregjet në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Qëllimi i tij kryesor gjatë kësaj periudhe ishte tërheqja e investimeve cilësore, të pastra dhe të gjelbra në rajonin ku jeton, me ç’rast e orienton përvojën e tij ndërkufitare  të jetë urë lidhëse midis perëndimit dhe lindjes.

Angazhimi i tij për ekonominë e gjelbër ka kontribuar të arrihet një qasje moderne në menaxhimin e mjedisit jetësor që krijon vende të reja pune, kujdes shëndetësor dhe mirëqenie afatgjatë për banorët e saj.

 

INFORMATA PERSONALE

Ditëlindja: 23 Shtator 1979

Vendlindja: Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut

Statusi social: I martuar, baba i një fëmije

EKSPERIENCA

Prill 2016- Nuredini GmbH, Vienë, Drejtor,Këshilltar

Shtator 2014 – Mars 2016 Acquisitor ltd BVI and THAL Discretionary Fund BVI, Vienë-Monako, Drejtor mbi menaxhimin e aseteve dhe investimeve strategjike

Mars 2013 – Qeshor 2014 MKS Management, Vienë-Freiburg, Konsulent

Korrik 2011 – Nëntor2012  ING Bank NV, Londër, Drejtor mbi investime në korporatat e listuara në tregun e Europës Lindore

Korrik 2006 – Korrik 2011 UniCredit CAIB UK Ltd./UniCredit Bank AGLondër, Zëvendëskryetar mbi menaxhimin e investimeve në Europën Lindore

Dhjetor 2005 – Qershor 2006 CAIB International Markets Ltd.Londër, Analist i kërkimit të kapitalit që mbulon kompanitë e listuara financiare dhe të pasurive të patundshme në Europën Lindore

Mars 2004 – Nëntor 2005  B.P. Invest ConsultVienë, Analist

EDUKIMI

1998 – 2002   University of Brighton, East Sussex, BA (Hons) in “International Business“, Angli

2000 – 2001   Fachhochschule Mainz “International Business“, Gjermani

1989 – 1998   Vienna International School “International Baccalaureate”, Austri

1986 – 1989   Shkolla Sabidin Bajrami, Maqedonia e Veriut

AFTËSITË

Gjuhë  Rrjedhshëm: Shqip, Anglisht, Gjermanisht

Mesatar: Serb

TË TJERA

Anëtar i FCA Mbretëria e Bashkuar e Anglisë

Anëtar i Xetra, Eurex dhe Euronext

Organizim i dy aktiviteteve bamirësie, siq janë “St. Anna Kinderspital” lidhur me luftën kundër kancerit, si dhe nje fond për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sadulla Duraku – ministër nga maji 2017 deri në qershor 2019

Sadulla_Duraki

Sadulla Duraku ka lindur më 21 janar 1960 në Kumanovë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Ka diplomuar në Prishtinë, në Fakultetin Teknik – Inxhinieri Mekanike, ku ka fituar titullin inxhinier në inxhinieri mekanike.

Përvojën e punës e filloi në vitin 1995 si profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë, po të njëjtin vit ligjëroi edhe në Shkollën e Mesme Teknike “Kiro Burnaz” në Kumanovë. Në vitin 2000 emërohet drejtor i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, atë pozitë e mbajti deri në vitin 2002. Në vitin 2002 emërohet zëvendësdrejtor i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2004 emërohet Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në vitin 2006 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2008 emërohet drejtor i Agjencisë për Zhvillim dhe Investime, pozitën drejtor e ka mbajtur deri në vitin 2009, në të njëjtin vit 2009 është zgjedhur kryetar i Komunës së Likovës, postin e kryetarit të Komunës së Likovës e ka mbajtur edhe pas zgjedhjeve lokale në vitin 2013. Në vitin 2017 është emëruar Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sadulla Duraku është i martuar, baba i një fëmije (vajzë). Flet shqip (gjuhën amtare) dhe pjesërisht maqedonisht dhe gjermanisht.

 

Bashkim Ameti – ministër nga prilli 2016 deri në maj 2017

baskim_ameti_m111

 Emri dhe mbiemri: Bashkim Ameti

Adresa: Rruga 1 nr.69, Gllumovë, Shkup

Datëlindja: 24.03.1983.

Kombësia: Shqiptare

Arsimi:

Fakulteti Juridik në Universitetin e EJL-së në Tetovë (2002-2007)

Provimi juridik

Provimi noterial

Trajnime dhe kurse:

Shkolla për Politikanët e Rinj (2011) – Fondacioni Friedrich Ebert

Eksperience pune:

D.P.P.U Getoar (2007)

Zyra e avokatisë (2008-2009)

Fondi i Sigurimit të Pensionit dhe Invaliditetit të Republikës së Moldavisë (2009-2013)

Ministria e Drejtësisë e R.M.

Agjencia e Menaxhimit të Pronave të Përjashtuara

Anëtar i Bordit Administrativ të AKN-së të R.M

Anëtar i Këshillit Profesional të Dhomës së Ekzekutivëve të R.M

Anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit (2013)

Gjuhët: shqip (amtare), maqedonisht (rrjedhshëm), anglisht (pjesshëm)

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nga 5 prilli 2016. deri me 31.05.2017

Nurhan Izairi – ministër nga qershori 2014 deri në prill 2016

NURHAN IZAIRI

Viti dhe vendi i lindjes

16.11.1961, Tetovë, Republika e Maqedonisë

Vendbanimi

Fshati Palçisht i Poshtëm, komuna e Bogovinës

Gjendja martesore

I martuar, baba i 3 fëmijëve

Kombësia:

shqiptare

Shtetësia:

Republika e Maqedonisë

ARSIMI

2013 Doktorant i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Arkitekturës në Sarajevë,

2004 Master në Menaxhimin e Mjedisit Urban

1989 Diplomoi në Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë

1980 Arsimi i mesëm Tetovë – “Kiril Pejçinoviq”

Njohuri të gjuhëve

Shqip, amtare

Anglisht, shkëlqyeshëm

gjermanisht, shkëlqyeshëm

Frëngjisht, shkëlqyeshëm

Serbe, shkëlqyeshëm

EKSPERIENCË PROFESIONALE

Projektues në Grava S A – BIL-BIENE, Zvicër 1989-1990

Projektues në Zyrën Arkitekturore RITZ HANS, Zvicër 1991-1993

Themelues i byrosë së projektit ATELIE 2, Tetovë 1993

Zhvillimi i Projektit Studim për Mbrojtjen e Liqenit te Ohrit DAR, Gjermani – 2000

Licencë për planifikim hapësinor dhe urbanistik – 2005

Zëvendëskryetari i Komisionit për diga – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 2012-2014

Zëvendëskryetar i Këshillit Mbikëqyrës – Drejtoria e Rrugëve – 2012

KUALIFIKIMET

Përvojë profesionale mbi 25 vjeçare në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik si dhe pjesëmarrje aktive në përgatitjen e dokumenteve planifikuese për mbrojtjen e mjedisit, hartimin dhe zhvillimin e planeve urbanistike dhe menaxhimin e tyre.

Nga qershori 2014 deri më 04.04.2016 ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë

Abdylaqim Ademi – ministër nga korriku 2011 deri në qershor 2014

abdulakjim ademi

1. Të dhënat personale:

• Emri dhe mbiemri: Abdilaqim Ademi

• Datëlindja: 20.12.1969

• Vendlindja: Shemshovë, Tetovë

• Gjendja martesore: I martuar, baba i një fëmije

 

2. Arsimi:

  • Elementare: “Dame Gruev” – Shemshovë
  • E mesme: Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” – Tetovë, Matematikë – Informatikë.
  • Arsimi i lartë: Inxhinier i diplomuar në Metalurgji, Fakulteti Politeknik, Tiranë, 1996
  • Master i Shkencave Teknike – 2011: Universiteti i Prishtinës, drejtimi: “Analiza dhe përdorimi i materialeve”, projekt i përbashkët me Universitetin Teknik – Freiburg, Gjermani 2011. Tema: “Analiza e hirit të TC “Oslomej”, për përdorim në prodhimtarinë e çimentos”.
  • Doktorant në Fakultetin Teknologjik – Metalurgjik UKIM Shkup,
  • Bursist i DAAD – Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar

3. Trajnime dhe kurse:

  • Trajnim në Institutin për Materiale Ndërtimi dhe Qelqi në Universitetin Teknik të Freiburgut – Gjermani.
  • Shkollë për politikanë të rinj
  • Trajnim për hartimin e politikave

4. Përvoja e punës:

  • 2002 – 2006 Deputet i Republikës së Maqedonisë

Komisioni për Çështje Ekonomike – kryetar i Komisionit

Komisioni për marrëdhënie ndërmjet bashkësive – anëtar i Komisionit

Komisioni për financim dhe buxhet – anëtar i Komisionit

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji – anëtar i Komisionit

  • 2006-2007 anëtar i Bordit të Drejtorëve në SHA “GA-MA” – Shkup.
  • 2004-2006 Asistent në Universitetin Shtetëror në Tetovë, lënda “Analiza e materialeve ndërtimore”
  • 2007-2008 NP “Gjeoinxhinieri” – Tetovë
  • 2008-2011 Zëvendës i Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë

Komisioni i Sistemit Politik – Nënkryetar

  • 2009- Anëtar i Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë
  • 2011-2014 – Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Këshilli Ekonomik – anëtar

Komisioni për sistemin ekonomik dhe politikat aktuale ekonomike – anëtar

Komisioni i Turizmit – anëtar

Komisioni i Mbeturinave – anëtar

Komisioni për Shëndetësi dhe Mjedis Jetësor – anëtar

Komisioni për lëndë të para minerale – anëtar

5. Veprimtaritë politike:

Anëtar i Bordit Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim 2002 -….

Kryetar i Degës së BDI-së në Komunën e Jegunovcës 2005 – 2009

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim 2009 – 2014, 2014-

6. Projektet:

  • Projekt me Institutin Kombëtar Demokratik, Vizitë Studimore në Senatin e Miçigenit, Senatin e SHBA-së dhe DSD-në.
  • Projekte me Institutin Kombëtar Republikan
  • Projekte dhe trajnime nën patronazhin e Fondacionit Fridrih Egbert
  • Projektet me Nansen Dialog Center – Shkup, Organizatë joqeveritare
  • Seminare dialogu për prindër nga komuna e Jegunovcit – negociata, organizimi i takimeve, si dhe pjesëmarrja në seminare dhe monitorimi i rezultateve si pjesë e projektit (2005-2007)
  • Seminare dialogu me autoritetet lokale nga komuna e Jegunovcit (2005-2006)

Vizitë studimore në Norvegji (2006)

  • Si përfaqësues i Bordit të Shkollës në seminare për ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrjen aktive të prindërve në shkolla në mjedise multietnike.(2007)
  • Ndihma në ngritjen e kurseve joformale për fëmijë me prejardhje të ndryshme etnike për IT, anglisht, shqip dhe maqedonisht (2005)
  • Bashkëpunimi dhe ndihma e NDC Shkup për realizimin e projekteve për ujësjellës, për sport shkollor, për rehabilitimin e shkollave në këtë komunë, për projekte të ndryshme bujqësore dhe të tjera në fushën e urbanistikës (2005-2007)
  • Si person kontaktues dhe këshillues për çdo vizitë ndërkombëtare, organizimin dhe menaxhimin e tyre (nga viti 2005 e tutje)
  • Një nga iniciatorët dhe mbështetësit kryesorë për hartimin dhe zbatimin e një programi eksplicit për përfshirjen aktive të prindërve në sistemin arsimor – vendosja e kontakteve me prindërit dhe mësuesit (2007)

7. Seminare dhe simpoziume:

  • Pjesëmarrës në seminare shkencore dhe politike
  • Pjesëmarrës i simpoziumeve shkencore në Tetovë, Tiranë, Vlorë (Shqipëri), Prishtinë (Kosovë)

8. Gjuhët

  • Gjuhë shqipe (amtare)
  • Gjuhë maqedonase
  • Gjuhë italiane

9. Aftësi kompjuterike

  • Microsoft office (Word, excel, power point, akses)

Dr. Nexhati Jakupi – ministër nga korriku 2008 dei në korrik 2011

Jakupi

 

Datëlindja: 10.07.1973.

Vendlindja: Gostivar

Edukimi: Fakulteti i Mjekësisë – Universiteti i Mjekësisë Sofje, Bullgari.

 

Specializimi në Kirurgjinë e Përgjithshme – Fakulteti i Mjekësisë – Shkup

Përvoja e punës: OПСХ “Medical” -1 – Gostivar

– Komiteti Norvegjez i Refugjatëve – kampi i refugjatëve – Çegran

– Qendra Shëndetësore – Gostivar

– Qendra mjekësore – Gostivar

– Klinika Kirurgjike – Qendra Klinike Shtetërore – Shkup

Trajnime dhe kurse:

– Konflikti dhe komunikimi: Udhëzues përmes labirintit për menaxhimin e krizave – Instituti i Shoqërisë së Hapur

– Trajnim për këshilltarët bashkiakë të sapozgjedhur – NDI

– Programi për certifikimin e liderëve lokalë – USAID

– Trusti Ballkanik për Demokraci ndërtohet në Evropën Juglindore – USAID

– Kthimi i refugjatëve – USAI

– Këshilli Amerikan i Liderëve të Rinj Politikë – Programi Kombëtar i Studimit Zgjedhor

– Seminar për decentralizim – MCMS

Projektet:

– Luftimi i sëmundjeve të varësisë dhe zvogëlimi i dëmit nga përdorimi i tyre – IPG, HOPS, HELP

– realizimi i projektit të Komitetit Norvegjez të Ndihmës – NORWAK: QENDRA EMERGJENTE dhe Njësia e kujdesit intensiv në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.

Aktivitete tjera:

– Asistent i deputetëve në zyrën për kontakt me qytetarët në Gostivar 2002-2004

– Nënkryetar i Komunës së Gostivarit

Nga 26.07.2008 deri më 28.07.2011 ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Xhellil Bajrami – ministër nga shkurti 2007 në korrik 2008

 DzBajramiEmri dhe mbiemri: Xhelil Bajrami

Datëlindja: 21.08.1973

Vendlindja: Tetovë

Kombësia: Shqiptare

ARSIMI:

1992 – Shkolla e mesme – “Zef Lush Marku” – Shkup

1994/98 – Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Filologjik, dega Histori – Gjeografi.

KARRIERA E PUNËS:

2002/03 – Profesor në shkollën e mesme “Pançe Popovski” në Gostivar.

2003/06 – Kryetar i organizatës “Gjenerata e Re Shqiptare” për Maqedoninë me seli në SHBA (Nju Jork)

2004/06 – Anëtar i Bordit “Forumi Shqiptar i Lirë” – Tiranë

2004/06 – Anëtar i Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri – Izrael”

2005/06 – Kryetar i Rinisë dhe zëdhënës i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD)

Shtator 2005/Mars 2006 – Nënkryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD)

Mars 2006 – Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH)

Nga shkurti 2007 deri në korrik 2008, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë

TRAJNIME:

2000 – Trajnim nga NDC (Nansen Dialog Center) – “Zgjidhja e konflikteve në mënyrë paqësore” – Ohër

2004 – “Liderë me karakter dhe dinjitet” – Sarandë organizuar nga “FLSH”

2005 – ROM – Programi për zhvillimin dhe përgatitjen e liderëve të rinj politikë – Kroaci, Fužine.

MODERATOR I SEMINAREVE TË NDRYSHME:

1. Shkup 2006, Pjesëmarrëse: Partitë e Djathta në Republikën e Maqedonisë, “Perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”

2. Tetovë 2006, “Rinia dhe sfidat evropiane”

3. Gostivar 2006, “NATO – Organizimi Politik dhe Ushtarak – Vendi i Maqedonisë”

AFTESI KOMPJUTERIKE:

Microsoft Word, Excel, Power Point, Internet.

GJUHËT:

Gjuhë amtare – shqip, anglisht, maqedonisht, serbisht dhe kroatisht.

Ymer Aliu – ministër nga gushti 2006 deri në shkurt 2007

Imer Aliu

Emri dhe mbiemri: IMER ALIU

Datëlindja: 26.03.1977

Vendi: f. Sllatinë – Tetovë

Kombësia: Shqiptare

ARSIMI:

2004  Jurist i diplomuar UEJL – Tetovë

2006 Studimet pasuniversitare në administratë publike komparative me Bashkimin Evropian (semestri i dytë) UEJL-Tetovë.

PUNËSIMI:

2004-2005 Koordinator në Qendrën Informative, Komuna e Tearcës;

2005 zëdhënës i PDSH-së;

GJUHËT:

shqip, maqedonisht dhe anglisht.

NJOHURI DHE INTERES:

Kompjuterë: Word, Excel, Photoshop, Internet etj.;

AKTIVITETET POLITIKE:

2005 Zëdhënës i PDSH-së dhe anëtar i kryesisë së PDSH-së

Nga gushti 2006 deri në shkurt 2007 ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Zoran Shapuriq - ministër nga dhjetori deri në gusht 2006

Sapuric

Emri dhe mbiemri: Dr.ZORAN SHAPURIQ

Datëlindja: 10.06.1958

Kombësia: maqedonase

Arsimi:

1982 Diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup

1984 Ka dhënë provimin e judikaturës (provimin e drejtësisë – avokaturës)

1998 Ka dhënë provimin e noterisë

1999 Përfundoi studimet pasuniversitare në Fakultetin Juridik,

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup

2000 Master në Fakultetin Juridik, Shkup, me temë: “Marrëdhëniet ndërmjet vetëqeverisjes lokale dhe pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë”

2005 Doktoraturë në Institutin për Kërkime Politiko-Juridike dhe Sociologjike, Shkup,

me temën “Decentralizimi i pushtetit në Republikën e Maqedonisë”

Eksperience pune:

1982-1983 Jurist;

1983-1985 Këshilltar ekspert dhe këshilltar ekspert i lartë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë;

1985-1990 Këshilltar për të drejtën tregtare ndërkombëtare – MZT “Komerc”;

1991-1996 Kryetar i Komunës “Kisella Vodë” – Shkup;

1994-1998 Deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje – Shërbimi i Sigurisë;

1994-1998 Deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Kryetar i Komisionit për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive etnike dhe anëtar i Komisionit për çështje evropiane;

1999-2002 Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Publike për Punë Komunale në Qytetin e Shkupit në “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup;

2003 e deri më tani Anëtar i East West Parliamentary Practic Programme (EWPPP) –zhvillimi i demokracisë parlamentare dhe lokale në vendet në tranzicion;

Nga 17 dhjetor 2004 deri në gusht 2006 ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Kualifikime shtesë:

Më shumë specializime shtesë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë:

15 tetor – 15 nëntor 1994: Vizitë studimore në SHBA – Fushata zgjedhore, organizuar nga NDA, SHBA;

25 tetor – 5 dhjetor 1994: Seminar specialistësh me temë: “Organizimi dhe puna e institucioneve legjislative në Shtetet e Bashkuara, organizimi i administratës federale në Shtetet e Bashkuara dhe puna e komitetit federal zgjedhor në Shtetet e Bashkuara”, organizuar nga IRI, SHBA;

1 – 20 shkurt 1998: Sesion studimor në Hamburg të Gjermanisë, me temë: “Liria e medias dhe lidhja e tyre me politikën”;

14 mars – 14 prill 1998: Seminar me temë: “Avokatët për të drejtat e njeriut”, organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të Republikës së Maqedonisë, Shkup;

25 tetor – 5 nëntor 2002: Studim specialistik (Study Mission on Association Capacity Building), me temë: “Zhvillimi i administratës publike lokale”, organizuar nga VNG International – Holandë;

20 – 27 maj 2003: Seminar specialistësh me temë: “Puna efikase legjislative e Parlamentit”, Hungari, organizuar Hungarian Political Consulting Participant, mbështetur nga USAID;

Mars 2004: Seminar 10-ditor me temë: “Trajtimi i korrupsionit në mbarë botën: Si të kalojmë nga zero në hero?” në Universitetin e Oksfordit (BB), organizuar nga Këshilli Britanik;

Qershor-Gusht 2004: Specializimi në Universitetin e Harvardit (John F. Kennedy School of Government), SHBA;

Seminare specializimi në Gjermani të organizuara nga Friedrich Naumann Shiftung:

– 30 janar – 10 shkurt 1998, me temë: “Kultura politike, shteti ligjor dhe demokracia”; – 10 – 21 tetor 2001, me temë: “Qeverisja e re shtetërore: shtet i dobët, qeverisje e dobët” (International Academy for Leadership); – 6-15 Prill 2003, me temë: “Strategjitë politike, lufta kundër korrupsionit”;

Aktivitet studimor në Britaninë e Madhe, me temë: “Funksionimi i demokracisë parlamentare dhe administratës shtetërore të BM”, organizuar nga Këshilli Britanik dhe Zyra Ndërlidhëse e BM, në disa raste: – 1-15 gusht 1995;

– 1-10 shtator 1998    – 5-15 dhjetor 2004;

Më shumë studime të tjera jashtë vendit në fushën e të drejtës administrative, të së drejtës kushtetuese, të drejtësisë në fushën e mjedisit jetësor, të drejtësisë në fushën e vetëqeverisjes vendore;

Pjesëmarrës me punimet e tij në disa ngjarje ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor :

         – Maj 2005: COP1 – Konferenca e Parë e Palëve në Konventën e Stokholmit i ndotësve organikë të padegradueshëm”, Uruguaj;

– Maj 2005: Konferenca vjetore e Qendrës Rajonale për Mjedisin Jetësor me temë:

“Politikat dhe legjislacioni në fushën e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë”, Budapest, Hungari;

– Dhjetor 2005: COP11/MOP1 – Konferenca e njëmbëdhjetë e palëve në kuadër

Konventa e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), e cila shërbeu si Takimi i Parë i

Palëve në Protokollin e Kiotos, Kanada.

Angazhimi profesional:

1994-1996 Anëtar i Delegacionit të komuniteteve lokale në Këshillin e Evropës -“Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale”;

1994-1998 Anëtar i Delegacionit Parlamentar të Maqedonisë në Asamblenë e Bashkimit Evropian Perëndimor (WEU);

1997-1998 Anëtar i Delegacionit Parlamentar të Maqedonisë në Asamblenë e NATO-s dhe anëtar të njëjtit delegacion

1998-2002 Anëtar i Këshillit Statistikor të Republikës së Maqedonisë.

Aktivitete tjera:

Autor i disa publikimeve në fushën e shkencave juridike dhe eseve shkencore në fushën e decentralizimit të pushtetit, reformës së sistemit gjyqësor, organizimit administrativ, si dhe të së drejtës dhe politikës mjedisore të botuara në Maqedoni dhe jashtë saj;

Përvojë në të drejtën e BE-së;

Ka marrë pjesë në shumë seminare të tjera ndërkombëtare me temë: sistemin e drejtësisë, administratat publike, të drejtat e njeriut, vetëqeverisjen lokale, sistemet zgjedhore etj., në SHBA, Holandë, Gjermani, Angli, Hungari, Finlandë etj.;

Qershor 2005: Ka mbajtur një leksion shkencor në Fakultetin Juridik në Beograd me temë: “Politika dhe legjislacioni në fushën e mjedisit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Njohuri të gjuhëve të huaja:

Aktivisht: Anglisht, Serbisht, Kroatisht, Bullgarisht

Pasivisht: gjermanisht

Lubomir Janev – ministër nga tetori 2002 deri në dhjetor 2004

Janev

Emri dhe Mbiemri: LUBOMIR JANEV

Data e lindjes: 24 dhjetor 1962.

Vendlindja: Koçan

Kombësia: maqedonase

Arsimi:

Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Koçan.

Shkollën fillore e kreu në shkollën “Rade Kratovçe”, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Lupço Santov” me paralele ekonomike.

Në tetor të vitit 1982 regjistrohet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup, të cilin e përfundon dhe fiton diplomën e inxhinierisë së ndërtimit.

Përvoja e punës dhe karriera profesionale:

Punësimi i parë, pas përfundimit të fakultetit, ishte në Ndërmarrjen e Ndërtimit “Beton” në Koçan në vitin 1989, si inxhinier ndërtimi;

Në vitin 1996 u bë drejtor teknik i “Beton”;

Në vitin 1998 u bë Drejtor i Përgjithshëm i “Beton” në Koçan;

Në tetor të vitit 2000, si kandidat i LSDM-së, u bë kryetar i Komunës së Koçanit;

Nga tetori 2002 deri në dhjetor 2004 ka qenë ministër i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë;

Nga dhjetori 2004 u bë Drejtor i Agjencisë për Zonat e Pazhvilluara;

Në prill të vitit 2005 kandidoi për herë të dytë për kryetar të Komunës së Koçanit dhe fitoi zgjedhjet lokale.

Dr. Vlladimir Xhabirski – ministër nga maji 2001 deri në gusht 2002

dzabirski

Emri dhe mbiemri: Dr. Vlladimir Xhabirski

Datëlindja: 18.06.1956

Adresa: Blvd. “Jane Sandanski” nr. 52 2/2, 1000, Shkup, Maqedoni

E-mail:vdzabirski@zf.ukim.edu.mk

Kombësia: maqedonase

Eksperience pune

  • Data (nga-në)

1. Tani – Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit (që nga viti 1981)

2. Nga nëntori 1998 deri në maj 1999 – Ministër i Bujqësisë i Republikës së Maqedonisë,

3. Nga maji 2001 deri në gusht 2002 – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë

  • Emri dhe adresa e punëdhënësit

1. Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit

  • Lloji i biznesit apo sektori

1. Edukimi dhe kërkimi

  • Punë ose funksion

Doktor, profesor

  • Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë

Mësimdhënia dhe kërkimi

Arsimi

• Data (nga-në)

Nëntor 1999 – Sautempton, MB – Trajnim për Menaxhimin e MCVP IS

Doktoraturë – 1996 – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup

Gusht 1944 – Minesota, SHBA (ACDI) – Trajnim për përpunimin e qumështit cilësor

Master 1989 – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup

Kursi – 1987 – VPI, Bleksburg, Virxhinia, SHBA

U diplomua në vitin 1980 – Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup

  • Emri dhe lloji i institucionit arsimor

Konsorciumi i Duing Beri (CCTA)

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup VOCA- ACDI

Instituti Politeknik i Virxhinias

Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup

  • Lëndët kryesore/aftësitë profesionale të mbuluara nga trajnimi

Prodhimtaria blegtorale

Prodhimi i deleve dhe dhive

  • Ka marrë titull

Certifikata

Doktor i Shkencave – Mbarështimi i deleve

Master – Prodhimi i deleve

I diplomuar – Prodhimi blegtoral

Kualifikimet personale

Të fituara gjatë gjithë jetës dhe karrierës, për të cilën mund të mos ketë certifikata dhe diploma formale.

Gjuhë amtare – maqedonishtja

Gjuhë të tjera – anglisht

• Lexim – Shkëlqyeshëm

• Të shkruarit – Shkëlqyeshëm

• Të folurit – Shkëlqyeshëm

Përgjegjësitë dhe angazhimet sociale

Të jetosh dhe të punosh me njerëz të tjerë, në mjedise multikulturore, në funksione ku komunikimi është i rëndësishëm dhe ku puna në grup është thelbësore (p.sh. kulturë dhe sport), etj.

Kryetar i Shoqatës së Inxhinierëve Bujqësorë të Republikës së Maqedonisë

Aftësitë dhe kualifikimet organizative

Koordinimi dhe menaxhimi i njerëzve, projekteve dhe fondeve nga buxheti; në vendin e punës, punë vullnetare (p.sh. kulturë dhe sport) dhe në shtëpi, etj.

Gjatë angazhimeve të mia në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave dhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kam mbajtur postin e ministrit.

Ndër të tjera, isha përgjegjës për:

– Menaxhimin dhe koordinimin e burimeve njerëzore;

– Koordinimin e burimeve dhe aktiviteteve;

– Çështjet buxhetore;

– Koordinimin/menaxhimin e projekteve në vend dhe ndërkombëtare.

Aftësitë e informacionit

Me kompjuterë, lloje të veçanta pajisjesh, makineri etj.

MS Office

Leje drejtimi – A dhe B

Informacion shtese

1994-2001, Koordinator Kombëtar i Programit të FAO për Ruajtjen e Resurseve Gjenetike të Kafshëve;

1997 CHEMONICS: Konsulent lokal për përgatitjen e projektit (Propozimi i aktiviteteve të marketingut në një projekt në bujqësinë maqedonase)

2000-2002. Pilot projekt për identifikimin dhe regjistrimin e blegtorisë së madhe dhe të imët në Republikën e Maqedonisë. Koordinator i organit drejtues (Ministria e Bujqësisë);

1993-2002, ACDI/VOCA: Konsulent lokal dhe rajonal (Shqipëri) për projekte mikro (ripërtypës të vegjël);

1998-2002, BB: Projekti i Mbështetjes së Fermerit Privat, Kërkime në Fermë, Udhëheqës i Projektit: Prodhimi Gjysëm Intensiv i Qengjit. (Ministria e Bujqësisë);

1995-1996, CRIC: Projektet zhvillimore të KAP-it;

1999-2002, GTZ: Ekspert lokal për zbatimin e projektit (Modernizimi i bujqësisë maqedonase);

2001 Anëtar i ekipit: Strategjia për zhvillimin e bujqësisë në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2005 (MASA);

2001 Anëtar i ekipit: Studimi për zhvillimin e rajonit të Strumicës (Ministria e Bujqësisë);

2002 Banka Botërore: Shërbimet konsulente për përgatitjen e auditimit të sektorit të bujqësisë në Republikën e Maqedonisë;

2003 CARE int.: Dy projekte të gjenerimit të të ardhurave (prodhimi i deleve);

2003-2004 Anëtar i ekipit: Studim kombëtar për bidiversitetin e Republikës së Maqedonisë (raporti i parë kombëtar);

2003-2004 Anëtar i ekipit: Aktivitete për ngritjen e kapaciteteve për të mundësuar veprime të hershme për zbatimin e Konventës së Stokholmit.

Marjan Dodovski – ministër nga dhjetori 2000 deri në qershor 2001 dhe nga gushti 2002 deri në tetor 2002

Dodovski

Toni Popovski - ministër që nga viti 1998. deri në dhjetor 2000