ZHURMA

Zhurma si një nga pasojat negative në mjedis është një problem i përhapur në të gjithë botën dhe shfaqet si rezultat i zhvillimit teknologjik, shkaktohet më së shumti nga automjetet dhe makineritë që përdoren në proceset e prodhimit.

Megjithatë, zgjidhja e problemit është pa masë e ndryshme nga vendi në vend dhe varet shumë nga kultura, ekonomia dhe politikat e vendeve. Problemi po ashtu vazhdon edhe në zonat ku burime të mëdha shpenzohen për rregullimin, vlerësimin dhe reduktimin e burimeve të zhurmës ose krijimin e barrierave të zhurmës. Për shembull, po bëhen përpjekje të mëdha për të reduktuar zhurmën e trafikut në burimin e saj. Në fakt, makinat e sotme janë shumë më të qeta se ato të prodhuara 10 vjet më parë, por volumi i trafikut është rritur aq shumë sa efekti i kësaj përpjekjeje është anuluar dhe niveli i zhurmës së pakëndshme rritet. Prodhimi i makinave më të qeta mund ta zbusë problemin për një periudhë, por në asnjë mënyrë nuk e eliminon atë.bucava

Matja dhe monitorimi i zhurmës kërkohet për të arritur dhe ruajtur nivelet e zhurmës mjedisore në zona të përcaktuara dhe në kushte të ndryshme, me qëllimin përfundimtar mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës.

Baza ligjore

Çështja lidhur me zhurmat e dëmshme të emetuara në mjedis në Republikën e Maqedonisë rregullohet me rregulloren ligjore vijuese:

Ligji për Zhurmën në Mjedis (“Gazeta Zyrtare e RM-së” 79/07, 124/2010 dhe 47/11) i cili është plotësisht në përputhje me rregulloren aktuale të BE-së. Ligji për Zhurmat në Mjedis është një ligj që rregullon parimet bazë të menaxhimit të zhurmës mjedisore. Ligji është bërë sipas ligjeve evropiane, me qëllim vendosjen e një kuadri të përgjithshëm ligjor për rregullimin e zhurmave në mjedis në mënyrë të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Ai përcjell drejtpërdrejt kërkesat e Direktivës 2002/49/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të 25 qershorit 2002 në lidhje me vlerësimin dhe menaxhimin e zhurmës në mjedis.

Ligji për Zhurmën në Mjedis ofron një bazë ligjore për:

–          Burimet e zhurmës në mjedis

–          Vlerat kufitare të nivelit të zhurmës në mjedis

–          Treguesit e zhurmës mjedisore

–          Menaxhimi i zhurmës mjedisore

–          Metodat e vlerësimit të efekteve të dëmshme

–          Miratimi dhe zbatimi i dokumenteve të planifikimit

–          Masat për mbrojtjen nga zhurmat në mjedis

–          Monitorimi i zhurmës mjedisore

–          Sistemi informativ

–          Kushtet dhe masat teknike për mbrojtjen nga zhurmat në mjedis të shkaktuara nga burime të veçanta

–          Financimi

–          Mbikëqyrja dhe autoritetet kompetente

Bazuar në dispozitat e Ligjit për Zhurmë në Mjedis në periudhën nga viti 2007 e deri më sot janë miratuar 11 akte nënligjore që i referohen treguesve të zhurmës, monitorimit dhe inspektimit të zhurmave në mjedis. Teksti i konsoliduar i Ligjit për Zhurmat në Mjedis dhe aktet nënligjore mund të shkarkohen të plotë në linkun vijues:

https://arhiva.moepp.gov.mk/?page_id=619

Në bazë të rregullores ligjore ekzistuese, të dhënat nga matja dhe monitorimi i nivelit të zhurmës dorëzohen në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Qendra Informative Maqedonase për mjedisin jetësor.

Të dhënat dhe informacionet e mbledhura, të përpunuara dhe të verifikuara për situatën e zhurmës në mjedis, përbëjnë një bazë të dhënash zyrtare për situatën e zhurmës në mjedis, e cila shërben si bazë për menaxhimin dhe mbrojtjen e zhurmës. Të dhënat u dorëzohen institucioneve ndërkombëtare, publikut dhe subjekteve të tjera të interesuara në Republikën e Maqedonisë.